Sulm terrorist në Siri, raportohen 14 të vrarë dhe 15 të plagosur            Foto: AA

Të paktën 14 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një sulm terrorist në distriktin Munbixh të provincës Alepo të Sirisë të hënën, thanë burimet lokale.

Një automjet i mbushur me ekpsloziv shpërtheu në hyrjen jugore të Munbixhit, i cili është nën kontrollin e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA).

Të plagosurit u dërguan në spitalet përreth dhe ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, por forcat lokale të sigurisë thanë se ai mund të ishte kryer nga organizata terroriste PKK/YPG.

SNA-ja çliroi Manbixhin nga terroristët në dhjetor 2024 si pjesë e operacionit Agimi i Lirisë.

Në fushatën e saj terroriste 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja, e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar. YPG-ja është dega e saj siriane.

Që nga rënia e regjimit të Asadit në Siri, grupi terrorist është përpjekur ta shfrytëzojë paqëndrueshmërinë rajonale për të krijuar një "korridor terrorist" përgjatë kufirit me Türkiyen.

TRT Balkan / agjencitë