Një nga kandidatët kryesorë për drejtimin e Partisë Konservatore në Britani, Rishi Sunak pohoi se Kudsi është "kryeqyteti historik" i Izraelit.
Sipas 'Middle East Monitor', Sunak më 15 gusht iu përgjigj pyetjeve në një seancë me anëtarët e grupit të quajtur Miqtë Konservatorë të Izraelit.
Sunak pretendoi se ka "arsye të fortë" për zhvendosjen e Ambasadës Britanike në Izrael nga Tel Avivi në Kuds dhe për njohjen zyrtare të Kudsit si "kryeqytetin historik të Izraelit".
Duke theksuar se ai e sheh Kudsin si "kryeqytetin e padiskutueshëm" të Izraelit, Sunak sinjalizoi se nëse bëhet kryeministër do ta njohë vendimin në fjalë.
Duke thënë se ai nuk shërbeu si ministër i Jashtëm, Sunak theksoi se çështja mund të ishte e ndjeshme. "Britania do ta njihte Kudsin si kryeqytetin e Izraelit nëse do të ishte e lehtë", tha ai.
Sunak kritikoi gjithashtu deklaratat e Amnesty International se Izraeli kishte imponuar një regjim "aparteid" mbi palestinezët dhe se Amnesty International kishte "humbur rrugën dhe ishte përfshirë në një ideologji majtiste shumë të rrezikshme".
18 Gus 2022
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore