Të paktën 4 të vrarë në sulmin e ushtrisë ruse ndaj qytetit Sumy në Ukrainë / Foto: AA

Katër persona u vranë dhe 9 të tjerë u plagosën në sulmin ajror që ushtria ruse kreu në qytetin Sumy të Ukrainës.

Në një deklaratë me shkrim në llogarinë Telegram të Shërbimit të Situatave të Emergjencave së Ukrainës (DSNS) thuhet se ushtria ruse ka kryer sulm në qytetin ukrainas Sumy gjatë natës me mjete ajrore pa pilot (dronë).

Në deklaratë thuhet se sulmi është kryer ndaj një pallati 10-katësh në qytet dhe se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 9 të tjerë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një deklaratë të shpërndarë në llogarinë e tij në Telegram, ka reaguar ndaj sulmit të Rusisë ndaj qytetit Sumy.

Ai thekson se përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në vendin e ngjarjes dhe e cilësoi sulmin si një tragjedi të tmerrshme.

"Është shumë e rëndësishme që bota të mos hezitojë të ushtrojë presion mbi Rusinë për shkak të këtij terrori. Unë u jam mirënjohës të gjithë liderëve që mbështesin Ukrainën dhe ukrainasit", tha Zelenskyy në mesazhin e tij.

AA