Tre fëmijë dhe tre mësues humbën jetën në një shkollë fillore private të krishterë në qytetin Nashville të shtetit amerikan Tennessee, njoftuan organet e zbatimit të ligjit.
Sulmuesja në shkollë hyri nga hyrja anësore dhe kaloi nga kati i parë në katin e dytë "duke shkrepur shumë plumba", tha zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Nashville, Don Aaron, gjatë një konference për media.
Ajo kishte të paktën dy pushkë dhe një pistoletë kur hapi zjarr në shkollën "The Covenant", një shkollë presbiteriane e lidhur me kishën.
Një skuadër policie prej pesë anëtarësh gjatë shkëmbimit të zjarrit vrau sulmuesen.
Sipas policisë sulmuesja është 28-vjeçarja Audrey Elizabeth Hale, e cila gjithashtu ka kryer shkollimin në këtë shkollë.
Një oficer u lëndua nga një copë xhami e thyer, por nuk raportohet për lëndime të tjera.
Viktimat ende nuk janë identifikuar, por pesë nga gjashtë viktimat u transportuan në një spital lokal përpara se të ndëronin jetë.
Në total, 108 nxënës dhe anëtarë të stafit u evakuuan nga vendi i ngjarjes pas të shtënave, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Nashville.