Trump do të zbatojë tarifa edhe ndaj BE-së                                                Foto: AA

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se krahas Kanadasë dhe Meksikës ata do të vendosin tarifa edhe ndaj Bashkimit Evropian (BE), duke thënë se "BE-ja e ka kaluar kufirin".

Trump foli me gazetarët në bazën e përbashkët të Forcave Ajrore "Andrews" në Maryland, dhe duke vlerësuar tarifat doganore që vendosi për Meksikën dhe Kanadanë, Trump iu përgjigj pyetjes nëse do të zgjerohen apo jo tarifat.

"Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por mund të them me siguri se do të zbatohet (tarifë) ndaj Bashkimit Evropian. Sepse ata kanë përfituar nga ne dhe ne kemi një deficit prej mbi 300 miliardë dollarësh", deklaroi Trump.

Duke mbrojtur idenë se BE-ja nuk blen produkte vendase nga ShBA-ja, Trump tha se "BE-ja e ka kaluar kufirin".

Trump tha se nuk do të mund t'i japë BE-së një afat kohor për tarifat, por se ato do të zbatoheshin "së shpejti" dhe se edhe Britania e Madhe ka "tejkaluar kufijtë e saj, por kjo çështje mund të zgjidhet lehtësisht".

Për tarifat e vendosura ndaj Kanadasë dhe Meksikës, Trump tha: "Ne përcaktojmë tarifat. Ata na kanë borxh para dhe jam i sigurt se do t'i paguajnë".

Ai vuri në dukje se Meksika dhe Kanadaja duhet të "sigurojnë barazinë" në tregti dhe të parandalojnë ardhjen e emigrantëve të parregullt në ShBA.

Trump preku edhe çështjen e fentanilit ndërsa duke i bërë thirrje Kinës dhe Meksikës tha: "Ne duhet ta ndalojmë fentanilin. Nëse nuk e bëjnë, tarifat do të përkeqësohen".

"Prej vitesh ne i kemi ndihmuar të gjithë, por nuk mendoj se ata e vlerësojnë këtë. Ne do ta ndryshojmë këtë shpejt dhe do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe", theksoi Trump

TRT Balkan / agjencitë