Presidenti i ShBA-së Donald Trump tha se ai pret të ulet me presidentin rus Vlladimir Putin “ndoshta” në Arabinë Saudite për atë që ai tha se mund të jetë një seri takimesh të orientuara drejt përfundimit të luftës së Kremlinit kundër Ukrainës.
Trump e përshkroi luftën si një “katastrofë” që është “me të vërtetë e tmerrshme e përgjakshme”, duke thënë se ai beson se me ndihmën e tij “ne do të bëjmë diçka” për t’i dhënë fund konfliktit të gjatë gati trevjeçar.
“Unë do të merrem me presidentin Putin, kryesisht në telefon, dhe në fund presim të takohemi. Në fakt, ne presim që ai të vijë këtu, dhe unë do të shkoj atje, dhe ne do të takohemi gjithashtu, ndoshta në Arabinë Saudite”, u tha ai gazetarëve në Zyrën Ovale.
“Herën e parë, ne do të takohemi në Arabinë Saudite, të shohim nëse arrijmë diçka. Por, ne duam t’i japim fund asaj lufte”, shtoi ai.