Ushtria amerikane zhvilloi stërvitje me terroristët e PKK/YPG-së në Siri / Foto: AA

Ushtria e ShBA-së, e cila vazhdon trajnimet e armatosura për organizatën terroriste PKK/YPG në Siri, zhvilloi stërvitje të armatosur të përbashkët me terroristët në rajonin Al-Qamishli në verilindje të qytetit Al-Hasakah.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se stërvitja që ushtarët amerikanë zhvilluan me dhjetëra terroristë të PKK/YPG-së në Al-Qamishli, u krye më 15-17 gusht.

Në stërvitjen e përbashkët të armatosur u përdorën kundërajrorë, automjete luftarake të blinduara "Bradley" të prodhimit amerikan dhe armë të rënda të ndryshme.

Ushtria e ShBA-së shpeshherë ofron trajnime ushtarake për organizatën terroriste PKK/YPG në bazat e saj në malin Abdulaziz në Al-Hasakah dhe në fushat e naftës Al-Omar dhe Koniko në rajonin Deir ez-Zor.

AA