Izraeli pushtoi edhe dy fshatra në qytetin Quneitra përmes procesit pushtues nga sulmet tokësore dhe ajrore në rritje kundrejt Sirisë pas rrëzimit të regjimit Baath në vend.
Forcat izraelite po zgjerojnë pushtimin e tyre në rajonin Quneitra në jugperëndim të Sirisë. Ushtria izraelite pushtoi fshatrat Marriye dhe Kodana, ndërsa në njoftimin që hodhi nga ajri para hyrjes në Kodana paralajmëroi banorët e fshatit që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Në njoftim u pretendua se konfliktet në rajon e kanë detyruar ushtrinë izraelite që tëkalojë në veprim.
-Sulmet dhe pushtimi i Izraelit ndaj Sirisë
Ushtria izraelite shtoi sulmet e saj në Siri pas konflikteve që u intensifikuan më 27 nëntor në Siri dhe njëkohësisht me rrëzimin e regjimit 61-vjeçar Baath më 8 dhjetor.
Pasi filloi ta shkatërrojë infrastrukturën ushtarake dhe objektet e mbetura nga ushtria e regjimit, ushtria izraelite zgjeroi pushtimin e saj në Lartësirat e Golanit, që është territor sirian.
Ushtria izraelite hyri në zonën tampon përreth Lartësirave të Golanit dhe e avancoi pushtimin e saj duke u afruar në 25 kilometra largësi nga kryeqyteti Damask.
Izraeli që nga viti 1967 mban nën pushtim Lartësitë e Golanit që i përkasin Sirisë.
Kufijtë e zonës tampon dhe zonës së demilitarizuar u përcaktuan me Marrëveshjen e Ndarjes së Forcave të nënshkruar midis Izraelit dhe Sirisë në vitin 1974.