Ushtria izraelite: Shënjestruam objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor /       Foto: AA

Ushtria izraelite njoftoi të premten se gjatë natës kishte shënjestruar pozicionet e Hezbollahut në jug të Libanit.

Përmes një deklarate të dhënë, ushtria izraelite tha se avionët e saj goditën objektivat e Hezbollahut në Jebel Razlan, Ramyah dhe Kafr Qila në Libanin jugor.

Hezbollahu nuk i ka komentuar pretendimet izraelite.

Tensionet janë të larta përgjatë kufirit midis Libanit dhe Izraelit mes shkëmbimeve të herëpashershme të zjarrit midis forcave izraelite dhe Hezbollahut, në përleshjet më vdekjeprurëse që kur të dyja palët filluan një luftë në shkallë të gjerë në vitin 2006.

Tensioni kufitar vjen në mes të një ofensive ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që ka vrarë më shumë se 36.600 palestinezë.

AA