Rusia ka nisur sot një sulm në territorin ukrainas me dhjetë raketa të ndryshme dhe 81 mjete ajrore pa pilot të tipit "Shahed".
Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleschuk tha se Rusia gjuajti dhjetë raketa të ndryshme në Ukrainë gjatë natës.
Oleshchuk shkroi në rrjetet sociale se operacionet luftarake u kryen në Kiev dhe rajone te ndryshme gjithandej Ukrainës.
Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, Sergej Popko, deklaroi se ushtria ruse nisi një sulm ndaj Ukrainës me raketa dhe dronë, si dhe se alarmi për një sulm ajror në kryeqytetin e Kievit zgjati për më shumë se pesë orë.
Duke vënë në dukje se dronët hynë në qytet nga shumë drejtime, Popko tha se Rusia lëshoi raketa pas dronëve.
"Forcat tona të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar pothuajse 15 dronë dhe disa raketa pranë Kievit që nga fillimi i ditës. Gjithçka që fluturonte drejt kryeqytetit u shkatërrua. Sipas informacionit operacional, mbeturinat ranë në zonat pyjore në rrethet Dnieper dhe Desnyan dhe një zjarr ka shpërthyer në zonën pyjore, një pjesë e zjarrit është shuar”, tha Popko.
Kreu i administratës ushtarake të rajonit të Dnipropetrovsk, Sergiy Lisak, tha se Rusia kreu një sulm me raketa në një hotel në qytetin e Kryvyi Rih gjatë natës.
Ai ka konfirmuar se dy persona janë kanë humbur jetën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi në rrjetet sociale se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në ndërtesat që u goditën dhe u shkatërruan në sulmet e natës të Rusisë.
“Fatkeqësisht, pavarësisht punës efikase të mbrojtjes sonë kundërajrore, katër persona humbën jetën dhe 16 u plagosën”, tha Zelenskyy.
Ai shtoi se me siguri do t'i përgjigjet këtij dhe të gjitha sulmeve të tjera ruse.