Migrimi i profetit të fundit Muhamed dhe shokëve të tij para 1445 viteve nga Meka në Medinë, në botën islame pranohet si fillimi i vitit, i cili quhet viti Hixhri.
Shpërngulja - hixhreti i Profetit Muhamed (a.s) dhe myslimanëve të parë nga Meka është pikënisja e llogaritjes së kalendarit islam, ndërsa kjo ngjarje historike nënkupton fillimin e epokës së tyre.
Viti sipas Hixhrit zgjat rreth 354 ditë, përbëhet prej 12 muajsh dhe për njëmbëdhjetë ditë është më i shkurtër se kalendari diellor.
TRT Balkan / agjencitë