Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, deklaroi se Rusia nuk mund ta fitojë luftën në Ukrainë dhe paralajmëroi vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën deri sa të jetë e nevojshme.
Sot në Slloveni filloi Forumi dyditor Strategjik i Bled-it 2022.
Forumi i sivjetmë mbahet me titullin “"Sundimi i ligjit ose fuqia e ligjit”, kurse fokusi i këtij takimi prestigjioz është lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj për mbarë botën.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, iu drejtua të pranishmëve dhe vuri në dukje se tema e këtij viti të Forumit është shumë e përshtatshme sepse ka të bëjë me çështjen më të rëndësishme që ka të bëjë me Evropën dhe botën.
“Gjithçka varet nga forca e demokracisë, nga kapaciteti ynë për të ruajtur parimet themelore, për t'i rezistuar agresionit, për të mbrojtur vlerat dhe miqtë tanë. Bota po vëzhgon nga afër reagimin tonë ndaj agresionit rus. Gjërat janë të qarta për të gjithë. Në fillim të këtij viti, Rusia dhe Kina shpallën hapur të ashtuquajturën miqësi pa kufij. Vetëm disa javë më vonë, Rusia nisi luftën kundër Ukrainës. Nuk mund të ketë mesazh më të qartë. Nëse duam të ruajmë parimet bazë, si vetëvendosja dhe paprekshmëria e kufijve, Putini nuk mund ta fitojë këtë luftë dhe Ukraina duhet të fitojë. Kjo është plotësisht e qartë”, tha Von der Leyen dhe tërhoqi duartrokitjet në sallë.
Duke vënë në dukje se Bashkimi Evropian ka vendosur një sërë sanksionesh të ashpra kundër Rusisë dhe se këto sanksione do të rriten më tej, Von der Leyen tha se sanksionet funksionojnë duke shkaktuar dëme kolosale në aftësinë e Kremlinit në zhvillimin e luftës.
“Do të mbështesim Ukrainën deri kur të jetë e nevojshme. Këtë po e bëjmë për Ukrainën, po e bëjmë për të ruajtur vlerat tona evropiane dhe për t'i treguar Rusisë dhe botës se shkelja e rregullave ndërkombëtare ka një kosto të lartë. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë”, tha Von der Leyen.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e veprimit strategjik për të forcuar kapacitetin e tyre dhe dobësimit të Rusisë, forcimin e demokracisë në kontekstin e çështjes së Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor dhe veprimin e nevojshëm global për të forcuar sistemin e bazuar në rregulla.
“Kryesisht dua t'i japim fund varësisë sonë nga karburantet e pista fosile ruse. Ne po punojmë për këtë dhe jemi duke diversifikuar furnizimin tonë”, tha Von der Leyen, duke shtuar se BE-ja vazhdon të investojë në energjinë e gjelbër.
Duke theksuar se epokës së karburanteve fosile ruse në Evropë po i vjen fundi, ajo tha se është e nevojshme të vazhdohet me reformën në tregun evropian të energjisë për të ndaluar rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe produkteve të energjisë.
Von der Leyen komentoi edhe situatën në lidhje me integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe tha se hapat e ndërmarrë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shumë të rëndësishme dhe shtoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë rajonin.
Të mos keni asnjë dyshim, miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor janë pjesë e familjes sonë evropiane. Adriatiku dhe malet kanë qenë gjithmonë një lidhje dhe nuk kanë qenë kufi, ekonomitë tona janë të lidhura. Prosperiteti i Ballkanit varet tërësisht nga integrimi i tij në pjesën tjetër të Evropës. Gjëja më e rëndësishme është që njerëzit e Ballkanit Perëndimor në masë të madhe duan t'i bashkohen Bashkimit Evropian”, tha Von der Leyen.
Ajo tha se është e qartë se procesi i integrimit është ngadalësuar në vitet e fundit, por se BE-ja ka një interes të qartë strategjik që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit.
"Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është stabilitet i Evropës, dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor gjithashtu është prosperitet i Evropës", tha Von der Leyene dhe vuri në dukje domosdoshmërinë e përshpejtimit të integrimit ekonomik dhe forcimit të besueshmërisë së procesit të anëtarësimit.
29 Gus 2022
Von der Leyen: Putin nuk mund ta fitojë luftën në Ukrainë
Mes tjerash presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi që dëshirojnë t'i japin fund varësisë nga karburantet e pista fosile ruse.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore