Zelenskyy: Punojmë për zhvillimin e një "samiti paqeje".     /Foto: Reuters

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se po punojnë për zhvillimin e një "samiti paqeje" që do të synojë përfundimin e luftës mes vendit të tij dhe Rusisë dhe se dëshirojnë të arrijnë sa më shumë pjesëmarrje të mundshme.

Zelenskyy ka vizituar vendin fqinj, Moldavinë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), ku prit nga presidentja moldave, Maia Sandu në kështjellën "Mimi".

Duke folur për formulën e paqes të propozuar më parë, Zelenskyy tha se për këtë po punojnë për mbajtjen e një samiti. "Duam të marrin pjesë sa më shumë vende të jetë e mundshme. Për këtë arsye nuk kemi caktuar ende një datë", tha ai.

Plani i paqes prej 10 pikash që Zelenskyy ka sjellë më parë në rend dite, përfshin garantimin e integritetit territorial të Ukrainës, tërheqjen e plotë të ushtarëve rusë nga territoret e Ukrainës dhe rivendosjen e kufijve të Ukrainës.

Në pyetjen se kur do të përfundojë lufta, Zelenskyy u përgjigj: "Lufta përfundon kur ta fitojmë ne. Rusia mund ta përfundojë më herët këtë luftë. Për këtë është e nevojshme që të tërhiqet nga territoret tona".

Lidhur me anëtarësimin e vendit të tij në BE dhe në NATO, Zelenskyy tha: "Besojmë se e ardhmja jonë është në BE. Ukraina është gati të anëtarësohet në NATO. Presim që NATO-ja të përfshijë Ukrainën brenda saj. Garancitë e sigurisë për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe sulmeve të mundshme të saj në pjesë të tjera të Evropës, janë të rëndësishme jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Moldavinë".

TRT Balkan / agjencitë