Zelenskyy i frikësohet Luftës së Tretë Botërore nëse Kina mbështet Rusinë.     /Foto: AA

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se sulmi që vendi i tij ka filluar kundër Rusisë po përparon me "vështirësi" dhe "ngadalë".

Në një intervistë për institucionet e shtypit të Amerikës Latine, Zelenskyy tërhoqi vëmendjen se ushtria ukrainase ka filluar më parë një kundërsulm ndaj forcave ushtarake ruse.

"Sulmi është i vështirë dhe po përparon më ngadalë sesa dikush do të dëshironte", tha ai.

"Armët që posedojmë janë të pamjaftueshme dhe për këtë arsye është shumë vështirë të luftosh", theksoi Zelenskyy duke shtuar se Rusia duhet të largohet nga territoret e Ukrainës.

"Ukraina nuk planifikon të vazhdojë luftën në territoret ruse. Nuk kemi patur kurrë një objektiv të tillë. Do të çlirojmë nga pushtimi territoret tona", tha presidenti ukrainas.

Formula e Paqes

Duke tërhequr vëmendjen se kanë zhvilluar një formulë lidhur me ndërtimin e paqes në Ukrainë, Zelenskyy tha: "Kjo formulë është rruga më e drejtë dhe e vetme diplomatike për të siguruar paqen në Ukrainë".

Ai shtoi se kjo formulë mund të përdoret në procesin për zgjidhjen e çështjeve në botë.


TRT Balkan / agjencitë