‘Sky News’ raportoi se kryeministri britanik, Rishi Sunak, do të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 4 korrik. Ky vendim erdhi mes një takimi të kabinetit të kryesuar nga Sunak në zyrën qeveritare.
Sot më herët, siç raporton ‘BBC’, sekretari i jashtëm, David Cameron, e ndërpreu vizitën e tij në Shqipëri për të “marrë pjesë në një takim në Londër”, derisa sekretari i mbrojtjes, Grant Shapps, gjithashtu e shtyu një udhëtim jashtë vendit për të marrë pjesë në takimin e kabinetit.
Kancelari Jeremy Hunt gjithashtu anuloi një paraqitje në ITV këtë mbrëmje dhe ditarët e ministrave të Zyrës së Brendshme janë “duke u pastruar”.
TRT Balkan / agjencitë