Përpjekjet për shuarjen e zjarreve në pyje e provinca të ndryshme kanadeze vazhdojnë me fuqinë e plotë, njoftoi dje (5 qershor) kryeministri Justin Trudeau.
"Ne qëndrojmë me qindra gra dhe burra të guximshëm që luftojnë zjarret në gjithë vendin. Ne qëndrojmë me komunitetet që janë evakuuar dhe me njerëzit nga bregu në breg që po kalojnë këtë kohë të dhimbshme, zemërthyer", tha Trudeau.
Ai theksoi se ky është një "sezon veçanërisht i vështirë i zjarreve në pyje" dhe se Kanadaja po punon me shumë vende si Zelanda e Re, Afrika e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Franca për të luftuar zjarret.
Kanadaja vazhdon të trajnojë zjarrfikësit përmes Fondit të Trajnimit për Mbrojtjen nga Zjarri, përmes të cilit qeveria po mbështet më shumë se 425 zjarrfikës që do të punësohen dhe trajnohen këtë sezon.
“Deri më tani në vitin 2023, ka pasur 2.214 zjarre në Kanada dhe rreth 3,3 milionë hektarë janë djegur. Aktualisht ka 413 zjarre aktive dhe 249 prej tyre janë jashtë kontrollit", tha ministri i Sigurisë Publike, Bill Blair.
Sipas tij, rreth 26.000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre deri 5 qershor.
Kanadaja është duke luftuar me zjarret që nga fillimi i majit.
Aktualisht, më shumë se 1.000 zjarrfikës janë të angazhuar në shuarjen e zjarreve.