Në Gjykatën e Apelit Durrës është mbajtur sot seanca e radhës mbi procesin e ekstradimit të themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, ndërkohë seanca tjetër është shtyrë për më datë 27 dhjetor.
Në seancën e sotme të drejtuar nga gjyqtari Valbon Çekrezi, shtetasi turk Özer dhe avokati i tij nuk ishin të pranishëm.
Gjyqtari Çekrezi vendosi shtyrjen e seancës për më datë 27 dhjetor, për shkak të mungesës së avokatit, që sipas gjykatës nuk ka paraqitur ndonjë arsye ose pengesë mbi mungesën e tij.
Gjykata gjithashtu vendosi që për arsye të mosparaqitjes në seancë edhe zëvendësimin e avokatit të deritanishëm me një avokat tjetër nga Dhoma e Avokatisë Durrës.
Më 17 nëntor 2022, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan vendosi pro lejimit të ekstradimit në Türkiye të Özer. Shtetasi turk Özer apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ndërsa seanca e parë në apel u mbajt më 16 dhjetor.
Aktualisht Özer ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg në Shqipëri, ndërsa në shkallën e parë ka përfunduar procesi gjyqësor në lidhje me ekstradimin e tij.
Ndërkohë, autoritetet turke kanë theksuar se Özer do të ekstradohet në Türkiye pas procesit gjyqësor në Shqipëri.
Çështja ndaj Faruk Fatih Özer
Özer, i cili kërkohej me buletin të kuq nga Türkiye dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 30 gusht në Shqipëri dhe akuzohet për veprat penale "Krijimi i organizatës kriminale" dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda".
Prokuroria turke më 22 prill të vitit 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mosqasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Theodex dhe pasi pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.
Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë, i dyshuari Özer, ishte larguar jashtë vendit më 20 prill të vitit 2021.
Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar, përfshirë edhe për Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.
Gjithashtu, ndaj Özer më 23 prill të vitit 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.
20 Dhj 2022
Anulohet seanca për ekstradimin e Faruk Fatih Özer
Në seancën e sotme të drejtuar nga gjyqtari Valbon Çekrezi, shtetasi turk Özer dhe avokati i tij nuk ishin të pranishëm.
AA
Lajme të ngjashme
Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendos pro ekstradimit të Faruk Özer
Duke lexuar vendimin në fund të seancës së sotme ku Özer nuk ishte i pranishëm, gjyqtari i çështjes, Elis Dine, tha se gjykata vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit për lejimin e ekstradimit në Türkiye të shtetasit turk Özer.
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore