Gjykata e Apelit Durrës miraton masën e sigurisë arrest me burg ndaj themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer. Kësisoj është vërtetuar vendimi që e caktoi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, i cili u miratua në fillim të shtatorit.
Avokatët e themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, kundërshtuan masën arrest me burg që u vendos nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ndaj Özer më 2 shtator, duke konfirmuar se do të apelonin vendimin.
Gjyqtari Florjan Kalaja tha se gjykata vendosi miratimin e të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan
Kalaja theksii se kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.
Özer, i cili kërkohej me buletin të kuq nga Türkiye dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 30 gusht në Shqipëri, i akuzuar për veprat penale "Krijimi i organizatës kriminale" dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda".
Prokuroria turke më 22 prill të vitit 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe se pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.
Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë, i dyshuari Özer, ishte larguar jashtë vendit më 20 prill të vitit 2021.
Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar, përfshirë edhe për Özer, ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.
Gjithashtu ndaj Özer më 23 prill të vitit 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.
Ndërkohë, autoritetet turke kanë theksuar se Özer do të ekstradohet në Türkiye pas procesit gjyqësor në Shqipëri.
20 Sht 2022
Apeli vërteton masën e arrestit me burg për Faruk Özer
Avokatët e themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, kundërshtuan masën arrest me burg që u vendos nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ndaj Özer më 2 shtator, duke konfirmuar se do të apelonin vendimin.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendos pro ekstradimit të Faruk Özer
Duke lexuar vendimin në fund të seancës së sotme ku Özer nuk ishte i pranishëm, gjyqtari i çështjes, Elis Dine, tha se gjykata vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit për lejimin e ekstradimit në Türkiye të shtetasit turk Özer.
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore