Arrest me burg është vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan si masë sigurie për dy shtetasit rusë dhe një shtetas ukrainas që u arrestuan disa ditë më parë për incidentin në uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë.
Vendimi për qëndrimin në burg të shtetasve të huaj mund të apelohet, ndërkohë hetimet rreth ngjarjes do të vazhdojnë nga Prokuroria e Elbasanit.
Më 20 gusht, ndodhi një incident në një uzinë ushtarake në Gramsh të Shqipërisë, ku sipas autoriteteve shqiptare dy shtetas rusë dhe një shtetas ukrainas tentuan të hyjnë në uzinë, ndërkohë kanë përdorur edhe sprej neoparalizues, ku si pasojë u lënduan dy ushtarakë shqiptarë.
Për ngjarjen në Gramsh shtetasit e huaj u arrestuan për veprat penale "Goditja për shkak të detyrës", "Dhënia e informatave sekrete" dhe "Sigurimi i informatave", kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, një ditë pas ngjarjes në Gramsh, u ndaluan nga policia katër shtetas çekë të dyshuar se po realizonin fotografi në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, në Qarkun e Beratit, ndërsa do të hetohen në gjendje të lirë.
Në lidhje me incidentin në Gramsh, autoritetet shqiptare kanë deklaruar se do të ketë një hetim të plotë rreth ngjarjes.
24 Gus 2022
Arrest me burg për dy rusët dhe ukrainasin në Elbasan
Më 20 gusht, ndodhi një incident në një uzinë ushtarake në Gramsh të Shqipërisë, ku sipas autoriteteve shqiptare dy shtetas rusë dhe një shtetas ukrainas tentuan të hyjnë në uzinë ushtarake.
AA
Lajme të ngjashme
Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendos pro ekstradimit të Faruk Özer
Duke lexuar vendimin në fund të seancës së sotme ku Özer nuk ishte i pranishëm, gjyqtari i çështjes, Elis Dine, tha se gjykata vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit për lejimin e ekstradimit në Türkiye të shtetasit turk Özer.
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore