Digjet një qendër tregtare në Lushnjë, dhjetra persona në spital

Digjet një qendër tregtare në Lushnjë, dhjetra persona në spital

Zjarri u arrit të neutralizohej rreth mesnatës, pas gati 9 orë betejë me flakët.
Digjet një qendër tregtare në Lushnjë, dhjetra persona në spital / Photo: ATA

39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikësve u evakuuan dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore si pasoj e shpërthimit të një zjarri pasditën e djeshme në një qendër tregtare dhe kompleks banimi në Lushnjë të Shqipërisë.

Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit e Shqipërisë.

Zjarri u arrit të neutralizohej rreth mesnatës, pas gati 9 orë betejë me flakët, ndërsa në vendin e ngjarjes ishte edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ndërtesa ku shpërtheu zjari është e rrethuar me kordon sigurie dhe askush nuk lejohet të kalojë, derisa një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë do të punojë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

TRT Balkan / agjencitë