Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, një nga projektet më të rëndësishme strategjike për Shqipërinë dhe rajonin. Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë e Shqipërisë, Belinda Balluku nga Durrësi, u shpreh se në garë për portin do të jenë 15 kompani ndërkombëtare nga të cilat 5 janë kompani nga më prestigjezet në Europë.
Më tej Balluku vuri në dukje se ky port do i shërbejë shqiptarëve jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke u lidhur përmes hekurudhës me dy porte të thata në Prishtinë dhe Strugë.
Balluku tha se, me këto investime i japim Durrësit dhe Vlorës portet komerciale dhe marinat detare, ndërsa janë projektuar investime edhe në portin e Sarandë dhe Lezhës.
“Përmes këtij, ndërtojmë një port të thellë që i shërben rajonit, teksa do të ndërtojmë një terminal kontenjerësh të gjelbër, sipërfaqe për entet ligjzbatuese që duhet të operojnë aty, një infrastrukturë detare me standardet europiane që do të sigurojë një baze autonome detare të maturur me aleatët tanë NATO, një zonë logjistike për thithjen e investitorëve të huaja në këtë zonë”, u shpreh ministrja, teksa theksoi se, Durrësi do të ketë dy porte të rëndësishme.