Reportazhi “Hetime Ekskluzive” e kanalit francez Metropole kushtuar Shqipërisë, ka përshkruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si njeriun i cili prej nëntë vjetësh punon për ta bërë Shqipërinë më europiane se kurrë.
Në kuadër të këtij reportazhi, Rama u shpreh i kënaqur se dalëngadalë ka filluar një ndryshim lidhur me imazhin e Shqipërisë në Francë dhe gjithmonë e më shumë është në rritje numri i turistëve nga ky vend.
Në reportazhin “Hetime Ekskluzive”, Rama foli po ashtu për ecurinë e procesit të integrimit në BE.
Kryeministri theksoi se “nuk është një proces i parashikueshëm, sepse është një politikë e përhershme në Union, politika e brendshme e vendeve”.
Por sipas tij, Shqipëria duhet të ndërtojë një shtet ligjor”.
“Më kujtohet diçka që më ka thënë shumë kohë më parë Michel Rocard: Duhet të kuptosh se të negociosh me Bashkimin Evropian për t’u anëtarësuar në të është një proces i ngritjes së vendit tënd. Ne duhet të ndërtojmë një shtet ligjor”, tha kryeministri Rama.
Nga ana tjetër, Rama theksoi se “imazhi që është krijuar për vendin tonë jashtë është një stereotip për Shqipërinë dhe shumë larg realitetit shqiptar”.
“Nuk dua të them se nuk ka korrupsion, gjithsesi Shqipëria ka probleme me korrupsionin pikërisht sepse ne ende nuk kemi shtet ligjor dhe institucione të afta për të luftuar të gjitha këto fenomene”, shtoi ai.
I pyetur se çfarë Shqipëria do t’i sjellë Europës, Kryeministri Rama nënvizoi se “Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit”.
“Mendoj se është më konkrete se çfarë mund t’i sjellë Ballkani Evropës. Më shumë siguri, jo vetëm në kuptimin ushtarak, por edhe në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, drogës, më shumë siguri, më shumë unitet, sepse është paksa si stomaku i Evropës. Ndaj nuk është ide e mirë që ta kesh stomakun të shkëputur nga trupi, sepse mund të krijojë shumë probleme”, shtoi ai.
Pyetjes nëse ky është mandati i fundit apo ka ndërmend të vazhdojë më tej, Rama iu përgjigj: “Të shohim, kam mësuar se jeta është ajo që ndodh ndërkohë që bëjmë plane të tjera. Ne duhet ta lëmë jetën të vendosë në vend që të pretendojmë të vendosim për jetën”.
Gjithashtu, i pyetur nga gazetari se si vizaton gjatë takimeve, Rama shprehet se “është syri dhe dora që punojnë së bashku ndërsa veshi dhe vëmendja janë tek ai që flet. Mund ta bëj këtë kur të tjerët flasin”.
6 Sht 2022
Edi Rama: Integrimi i Ballkanit i sjell Evropës siguri e unitet
Në kuadër të reportazhit francez “Hetime Eksluzive”, Rama theksoi se “imazhi i keq që është krijuar për Shqipërinë jashtë është një stereotip dhe shumë larg realitetit shqiptar”.
ATA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore