Edi Rama: Rrisim pagën mesatare në 900 euro.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë për media pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ka bërë të ditur planin ambicioz për rritje pagash.

Pas rritjes së pagës minimale, synimi i qeverisë së Shqipërisë sipas Ramës është rritja e pagës mesatare edhe atë dyfishin nga ajo aktuale.

“Ky plan synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh. Jemi në kushtet e një mundësie të re që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve dhe familjeve”, u shpreh Rama.

E gjithë kjo, sipas tij, do të mundësohej në harkun e këtyre dy viteve, 2023-2024, dhe ngritjen e Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit.

“Do kemi një rritje tani së shpejti për një pjesë dhe të shkallëzuar, detajet të cilat do t’i diskutojmë më konkretisht pas aktit të miratimit që do të vijë në 10-15 ditët e ardhshme. Do të publikojmë edhe planin e plotë, që të gjithë ta dinë se çfarë do të pasojë. Kemi thënë për rritjen e pagës së mjekëve dhe infermierëve me 7 % këtë vit, dhe pasi të bëjmë rritjen e kësaj pjese me 7 % do të shkojmë në rritjen tjetër që do të jetë rritje e konsiderueshme me vitin e ardhshëm. Ndërkohë për të tjera kategori do të kemi rritje të menjëhershme të këtij viti”, theksoi Kryeministri Rama.

Kujtojmë se paga mesatare në Shqipëri për momentin është 500 euro.

TRT Balkan / agjencitë