Eksportet bujqësore shqiptare drejt tregjeve të BE-së u rritën për 22% / Photo: Anila Denaj/ Facebook

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se eksportet bujqësore janë rritur gati me 13 % çdo vit.

Sipas Denaj, vetëm për në 7 muajt e parë të këtij viti, eksportet bujqësore janë rritur me 16,7 % dhe produktet shqiptare në tregjet e BE rezultojnë edhe më të larta, konkretisht me 22 %.

“Këto janë shifra që na motivojnë të rrisim prodhimin e frutave dhe të perimeve në sipërfaqe për hektar më shumë dhe kjo është një nga pikat e para të mbështetjes së Skemës së Investimeve që financon grant për rritjen e sipërfaqeve të prodhimit në serra”, u shpreh ministrja.

Ndër të tjera, Denaj u shpreh se fokus i politikave mbështetëse vijon të jetë edhe nxitja e incentivave për bashkëpunim bujqësor të fermerëve duke i subvencionuar ata për krijimin e Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor.

“Kemi 321 bashkësi të operatorëve bujqësorë”, tha ajo, teksa shtoi se skema e investimeve në bujqësi aplikon standardet më të mira të zbatimit.


ATA