Fundjava e dytë e lëvizjes pa kontrolle në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka rritur ndjeshëm fluksin e lëvizjes së qytetarëve mes dy vendeve. Nëse deri dje fluksi i lartë i lëvizjes kuptohej nga radha e gjatë e automjeteve në kufi, për shkak të kontrollit të dokumentacionit, tashmë shifrat e kalimit kuptohen nga autoritetet, pasi në kufi nuk ka makina në radhë.
Këtë fundjavë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, shënohet një fluks i lartë i qytetarëve të Kosovës dhe mjeteve që kanë hyrë në Shqipëri, për pushime në bregdetin shqiptar, teksa lëvizja pa kontrolle në kufi po zbatohet duke shmangur pritjet dhe radhët e gjata.
Nga kufiri Kosovë-Shqipëri Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, e ka cilësuar si lajm të mirë që po gjen zbatim liberalizimi i kufijve gjatë fundjavave e që sipas tij ka dhënë efektet e menjëhershme me 15 për qind më shumë të qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë, sesa në përiudhën e zakonshme me kontrolle.
“Nga të dhënat që kemi, vetëm duke liberalizuar lëvizjen e qytetarëve këto dy javë ka një rritje të ndjeshme të lëvizjes së qytetarëve, veçanërisht atyre kosovarë që hyjnë në vendin tonë për pushime. Ndërsa presim që deri në shtator ky rritëm të jetë i shumëfishuar në dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë”, tha Minxhozi.
Ambasadori Minxhozi ndër të tjera tha se e njëjta procedurë po zbatohet edhe në Pikën Kufitare të Shishtavecit, si një tjetër korridor i rëndësishëm mes Shqipërisë e Kosovës.
Aplikimi për lëvizjen pa kontrolle në dy anët e kufirit, në fundjavë dhe festa zyrtare do të jetë në zbatim deri 30 shtator.
4 Kor 2022
Fundjava pa kufi Kosovë-Shqipëri, e rritë numrin e turistëve
Fluksi i lartë i lëvizjes gjatë fundjavës në pikën kufitare Vërmicë-Merdarë
ATA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Pensionistët në Shqipëri sërish në protestë, kërkojnë rritjen e pensioneve
"Pensione dinjitoze dhe miratimin e një minimumi jetik", ishin thirrjet e dhjetërave pensionistëve, të mbështetur edhe nga aktivistë dhe qytetarë, të cilët protestuan ditën e sotme në Tiranë, para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë.
Rindizen tensionet në Kuvendin e Shqipërisë, opozita rrethon foltoren
Demokratët kanë shkaktuar debate të forta në seancën plenare si rrjedhojë e një projektligji të propozuar nga partia qeverisëse për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Sipas PD-së, projektligji është njoftuar pa u depozituar.
Minatorët protestë para Kuvendit, kërkojnë statusin e minatorit
“Pensione dinjitoze, jo pensione elektorale”, ishin thirrjet e Sindikatës së minatorëve që protestuan para Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkuan miratimin e statusit për minatorët për mbrojtje të veçantë sociale dhe kushte më të mira pune.
112 vjet diplomaci shqiptare, Hasani: Forcojmë pozitën e Shqipërisë në botë
Kryediplomati shqiptar Igli Hasani, me rastin e 112-vjetorit të diplomacisë shqiptare, përcolli mesazhin e tij duke thënë se janë të angazhuar për ta forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për ta mbështetur komunitetin shqiptar.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore