Shërbimi i jashtëm i Shqipërisë ka merituar respektin brenda dhe jashtë vendit për performancën e vet, tha ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
Ministria e tij organizoi sot sot takimin përmbyllës “Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, kontribut për paqen dhe sigurinë globale gjatë kohërave më sfiduese”, me rastin e mbarimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
“Realizuam me sukses një një nga detyrat më kërkuese në politikën e jashtme”, theksoi Hasani teksa shprehu mirënjohje ndaj vendeve aleate me të cilat bashkuam përpjekjet në të mirë të paqes”, tha Igli Hasani.
“Punuam me vendosmëri për avancimin e agjendës së grave për paqe dhe siguri”, u shpreh Hasani, teksa shtoi se, “në qendër të përpjekjeve kishim respektimin e plotë të ligjit ndërkombëtar”.
Hasani u shpreh se mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit erdhi në një kohë shumë të vështirë për botën.
Duke folur për agresionin rus në Ukrainë, Hasani theksoi se, “Shqipëria në Këshillin e Sigurimit tregoi gatishmërinë për të kontribuuar”.
“Si bashkëpenëmbajtës me ShBA-në mbi Ukrainën, mbrojtëm me forcë kauzën e lirisë”, tha Hasani, teksa shtoi se, “çdo përpjekje për paqe është investimi më i mirë për të ardhmen”
“Shqipëria e ka pasur këtë parasysh çdo ditë që ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit”, nënvizoi Hasani.