Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë Igli Hasani mori pjesë sot në Konferencën BE-Ballkani Perëndimor organizuar nga Miqtë e Evropës në Bruksel.
Ministri Hasani mbajti një fjalë në panelin për zgjerimin e BE.
“Mesazhi që vjen nga Tirana është i qartë: Jemi gati për BE”, tha Hasani.
Ministri theksoi se Ballkani Perëndimor është sot një realitet tjetër krahasuar me 30 vjet më parë
“Falë Evropës dhe ShBA-së, vendet e BP-së po trokasin në dyert e BE-së për t’u bërë anëtare”, theksoi ai
Hasani nënvizoi se Shqipëria është e mirëpërgatitur dhe gati për sfidat që e presin përpara”.
Sa i takon angazhimit të BE në rajon, Hasani u shpreh se, “presim rezultate konkrete”.
“KE-ja është institucioni më i fuqishëm që vazhdon të mendojë strategjikisht”, tha ai.
“Rinia shqiptare përfaqëson 100% të së ardhmes sonë. Është koha që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së”, tha ndër të tjerash ministri Hasani.