Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në kryeqytetin azerbajxhanas, Baku, transmeton Aandolu Agency (AA).
Në lidhje me takimin, kryeministri Rama ka shkruar në rrjetet se ishte për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së Presidentit Aliyev në Shqipëri.
"Me ftesë të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi, si edhe për ta falënderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë", ka shkruar kryeministri Rama.
Rama gjatë vizitës në Baku shoqërohej edhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Kujtojmë se Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, vizitoi për herë të parë Shqipërinë më 15 nëntor të këtij viti, ku u takua me zyrtarë të lartë të vendit.
8 Dhj 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për vizitë zyrtare në Azerbajxhan
Vizita e Ramës vjen disa javë pasi presidenti azer Ilham Aliyev qëndroi për vizitë zyrtare në Shqipëri.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.