Presidenti italian, Sergio Mattarella gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri theksoi se Italia dhe Shqipëria janë dy vende që lidhen nga një miqësi historike, nga një dialog në nivel dypalësh shumë të fuqishëm.
Sipas tij, ky dialog gjen mbështetje edhe në deklaratën e përbashkët të partneritet strategjik që është nënshkruar mes dy vendeve.
"Lidhja mes Italisë dhe Shqipërisë rritet dhe ushqehet më tej edhe nga prania e shumtë në numër si e komunitetit shqiptar në Itali, ashtu edhe e komunitetit italian në Shqipëri. Janë marrëdhënie që na lidhin edhe nga përkatësia jonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe shpresoj që shumë shpejt të lidhemi edhe nga përkatësia jonë e përbashkët në Bashkimin Evropian", tha Mattarella pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ai, theksoi se partneriteti strategjik mes dy vendeve është i fuqishëm edhe në aspektin ekonomik sepse shkëmbim me të vërtetë është shumë i fuqishëm.
"Ne e dimë që e ardhmja e Shqipërisë është në Evropë dhe pa Ballkanin Perëndimor bashkimi i kontinentit do të jetë i paplotë, nuk do të ishte i realizuar plotësisht", u shpreh Mattarella.
Begaј: Shqipëria-Italia një afërsi jo thjesht gjeografike
Nga ana tjetër, presidenti Begaj tha se lidhja e Shqipërisë me Italinë është e qëndrueshme ndër shekuj si dy vende mike me një afërsi jo thjesht gjeografike, por në radhë të parë historike, kulturore, shpirtërore e njerëzore.
Ai, shtoi se lidhja mes dy vendeve, "na siguron se popujt tanë do të vijojnë të mbështesin paqen, fqinjësinë e mirë, solidaritetin vëllazëror dhe rrugëtimin tonë të përbashkët në vlerat më të mira evropiane.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Mattarella është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama, si dhe do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të vendit.
8 Sht 2022
Mattarella: E ardhmja e Shqipërisë është në Evropë
Ne e dimë që e ardhmja e Shqipërisë është në Evropë dhe pa Ballkanin Perëndimor bashkimi i kontinentit do të jetë i paplotë, nuk do të ishte i realizuar plotësisht, u shpreh Mattarella pas takimit në Tiranë me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore