Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan sot e ka zhvilluar seancën e parë gjyqësor për ekstradimin e shtetasit turk Faruk Fatih Özer.
Seanca gjyqësore e ka drejtuar gjyqtari Elis Dine, ndërsa i pranishëm në seancë ishte edhe Özer.
Gjykata konfirmoi për AA se seanca tjetër për procesin e ekstradimin të shtetasit turk Özer do të mbahet më 21 tetor, pasi sipas gjykatës pala mbrojtëse ka kërkuar kohë që të njihet me aktet e dosjes.
Gjithashtu gjykata ka vendosur zgjatjen e masës së sigurisë arrest me burg deri në përfundim të procedurave të ekstradimit.
Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan kërkesën për ekstradimin në Türkiye të shtetasit turk Özer.
Aktualisht Özer ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg në Shqipëri, ndërsa në shkallën e parë zhvillohet procesi gjyqësor në lidhje me ekstradimin e tij.
Çështja e Faruk Fatih Özer
Özer, i cili kërkohej me buletin të kuq nga Türkiye dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 30 gusht në Shqipëri, i akuzuar për veprat penale "Krijimi i organizatës kriminale" dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda".
Prokuroria turke më 22 prill të vitit 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe se pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.
Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë, i dyshuari Özer, ishte larguar jashtë vendit më 20 prill të vitit 2021.
Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar, përfshirë edhe për Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.
Gjithashtu ndaj Özer më 23 prill 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.
Ndërkohë, autoritetet turke kanë theksuar se Özer do të ekstradohet në Türkiye pas procesit gjyqësor në Shqipëri.
6 Tet 2022
Mbrojtja e Faruk Özer-it kërkon kohë për shqyrtimin e dosjes
Në Shqipëri është mbajtur seanca gjyqësore për procesin e ekstradimit të themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, ndërkohë seanca tjetër është shtyrë për më datë 21 tetor.
AA
Lajme të ngjashme
Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendos pro ekstradimit të Faruk Özer
Duke lexuar vendimin në fund të seancës së sotme ku Özer nuk ishte i pranishëm, gjyqtari i çështjes, Elis Dine, tha se gjykata vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit për lejimin e ekstradimit në Türkiye të shtetasit turk Özer.
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore