Autoritetet në Shqipëri kanë mbyllur veprimtarinë e institucionit arsimor parauniversitar privat, kopshtit “Zubeyde Hanim”, në Tiranë, që është pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal Education”, e lidhur me organizatën terroriste FETO.
Ky institucion arsimor është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, urdhër i cili mban datën 15 shtator 2022, publikuar në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë të datës 20 shtator 2022.
Në dokumentin zyrtar të ministrisë që posedon AA thuhet se Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, ka propozuar “Heqjen e licencës për ushtrimin e veprimtarisë së institucionit arsimor parauniversitar privat, kopshti 'Zubeyde Hanim'”.
Më tej theksohet se heqja e licencës bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit.
Gjithashtu theksohet se kopshti në fjalë ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit.
Sipas urdhrit, kopshti i mbyllur ka detyrim të kthejë pagesat e kryera nga prindi për pjesën e papërfunduar të frekuentimit të kopshtit, të pajisë çdo fëmijë me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar, të vendosë në dispozicion të institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara në urdhër, të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e fëmijëve.
Kopshti “Zubeyde Hanim”, i hapur në tetor të vitit 1998, është pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal Education”, e njohur për lidhjet me organizatën terroriste FETO.
22 Sht 2022
Mbyllet kopshti “Zubeyde Hanim” në Tiranë, i lidhur me FETO-n
Në dokumentin zyrtar të ministrisë që posedon AA thuhet se Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, ka propozuar “Heqjen e licencës për ushtrimin e veprimtarisë së institucionit arsimor parauniversitar privat, kopshti 'Zubeyde Hanim'".
AA
Lajme të ngjashme
Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendos pro ekstradimit të Faruk Özer
Duke lexuar vendimin në fund të seancës së sotme ku Özer nuk ishte i pranishëm, gjyqtari i çështjes, Elis Dine, tha se gjykata vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Elbasanit për lejimin e ekstradimit në Türkiye të shtetasit turk Özer.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.