Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj duke kryer homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve” dhe duke vendosur kurora me lule në monumentin e “Nënës Shqipëri” e ka shënuar 29 nëntorin Ditën e Çlirimit, nga pushtuesit nazifashistë.
“Në Ditën e Çlirimit, nderojmë dëshmorët e Shqipërisë, që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur vendin nga pushtuesit nazifashistë. Përulemi me mirënjohjen më të madhe përpara kujtimit të tyre! Nderimi më i madh që mund t'i bëjmë sakrificës së heronjve të atdheut, është duke mbajtur gjallë kujtimin e tyre, duke i shërbyer vendit më përkushtim e përgjegjësi, e duke mos e marrë lirinë kurrë të mirëqenë”, shkruan presidenti Begaj në Facebook.
29 Nën 2022
Presidenti Begaj shënon 29 nëntorin “Ditën e Çlirimit"
Nën tinguj e himnit kombëtar, zyrtarët e lartë të shtetit nderuan sakrificën e dëshmorëve që dhanë jetën për Çlirimin e Shqipërisë.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore