Protestë në Shqipëri, kundër rritjes së çmimeve dhe taksave të larta
Mijëra protestues në Shqipëri, mbrëmë protestuan kundër rritjes së çmimeve, taksave të larta dhe kundër shpopullimit. Protesta u realizuan në Tiranë, dhe organizua nga Partia Demokratike.
Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Tiranë, ishte vendi ku u përqëndruan protestuestit.
Pjesë e protestës me sloganin "Shqipëria në rrezik", ishin dhe organizata të shoqërisë civile, aktivistë dhe studentë, të cilët theksuan se "Sot, Shqipëria kthehet në duart e tyre dhe duhet të marrim në dorë fatin e Shqipërisë".
Përveç deputetëve të PD-së dhe aktivistëve të shoqërisë civile, protestuesve iu drejtua edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili tha se "Shqipëria është në rrezik sepse në rrezik është e ardhmja e saj."
"Keni ardhur nga mijëra kilometra larg, nga SHBA-ja, Evropa, për t'u bashkuar me frontin e shpëtimit të Shqipërisë. Mirënjohje për djemtë dhe vajzat, gratë e burrat që lanë gjithçka dhe u bashkuan në protestë, duke u bërë burim drite, dielli, shprese për mbarë shqiptarët. Sonte më shumë se kurrë, mendjet, zemrat e sytë e mbarë shqiptarëve janë drejtuar tek ju. Erdhën nga të katër anët në bulevard sepse ju thirri ora e lirisë, ju thirri ora e Shqipërisë", u shpreh Berisha.
Gjatë protestës që zgjati disa orë u angazhuan qindra forca policore shtesë, ndërkohë nuk u shënuan përplasje.
Në muajit e fundit në Shqipëri është shënuar rritja e çmimeve të karburantit, por edhe disa produkteve ushqimore. Ndërkohë, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të partive opozitare dhe qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të mos lejuar rritjen e çmimeve apo edhe uljen e tyre, si dhe kanë bërë thirrje për vijimin e protestave.
8 Kor 2022
Protestë në Shqipëri, kundër rritjes së çmimeve dhe taksave të larta
Në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, mbrëmë mijëra qytetarë e shprehën paknaqësinë e tyre për shtrenjtimin e jetës në Shqipëri
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.