Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin tonë tradicional në mbështetje të paqes rajonale, pajtimit dhe stabilitetit, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg
Rama informoi se në takimin dypalësh u ndanë opinione pas samitit të Madridit, i cili ishte vërtetë moment historik për NATO-n, si dhe ku u miratuan vendime të rëndësishme për të transformuar e forcuar NATO-n, që ajo të mbrojë paqen dhe të parandaloj konfliktin.
Kryeministri Rama u shpreh krenar që parlamenti shqiptar ishte ndër të parët që ratifikoi protokollet e anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.
“Ne qëndrojmë me forcë në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe sigurisht që është e padiskutueshme mbështetja jonë për sovranitetin e integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”, tha Rama.
Kryeministri theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëbisedimit përkundrejt situatës dhe detyrimeve që ne kemi në Ballkanin Perëndimor, që të parandalojmë çdo përshkallëzim dhe të parandalojmë që çdo ndikim keq të kthehet në problem për rajonin tonë.
“Në kapacitetin tonë si vend aleat dhe kandidat për në BE, ne do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë tradicional në mbështetje të paqes rajonale, pajtimit dhe stabilitetit. Koncepti i ri strategjik, që ne sapo kemi miratuar thekson rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor për NATO-n. Ne besojmë shumë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Serbinë, e cila nuk është pjesë e NATO-s, por e rajonit tonë”, tha Rama.
Kryeministri i prezantoi Stoltenberg edhe ambicien e Shqipërisë për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e Aleancës, duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit, që do të jetë një vend që mund ta ndërtojmë, por ta ndërtojmë duke pasur parasysh sfidat e kohës nga ndryshimi i klimës, mbrojtja e mjedisit etj.
“Përherë kënaqësi të kthehesh këtu dhe gjithnjë e më e dobishme të kthehesh me energji të plota e të vazhdosh t’i shërbesh kësaj Aleance të shenjtë”, tha Rama.
Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh se e vlerëson aleancën me Shqipërinë, dhe nxitjen e tyre për stabilitet dhe bashkëpunim në rajon.
"Në samitin e NATO-s në Madrid ne morëm vendime me efekte mjaftë thelbësore për të transformuar dhe forcuar Aleancën dbe këtu përfshihet një ndryshim thelbësor në qëllimin tonë të parandalimit dhe mbrojtjes, mbështjetje më të madhe për Ukrainën, si dhe një koncept të ri strategjik. Po ashtu ramë dakord që t'i ftojmë Finlandën dhe Suedinë që të anëtarësohen në NATO, dhe e përgëzoj Shqipërinë për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e të dyja vendeve kaq shpejtë", tha Stoltenberg.
13 Kor 2022
Rama: Baza e flotës detare në Durrës, vlerë për NATO-n
Në portin e ri që do të jetë në Porto Romano, përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet që të ketë edhe një pjesë ushtarake.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore