Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po merr pjesë në Samitin e Pragës, takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian që synon të bashkojë Evropën kontinentale. Në një prononcim për gazetarët, Rama tha se kjo ide nuk është e re, por po rilind për shkak të krizës.
“Shpresoj se nuk do të ketë nevojë për një krizë tjetër për të pasur një tjetër takim të tillë. Por, nga ky takim ne do të vazhdojmë dhe do të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për gjithë komunitetin e madh evropian të vendeve dhe njerëzve”, tha Rama.
Kryeministri Rama theksoi se për Shqipërinë si pjesë e Evropës kontinentale dhe e kufizuar me Bashkimin Evropian, është thelbësore që të jetë në një linjë me BE-në, ende pa qenë pjesë e Unionit.
“Shqipëria është pjesë e rajonit që është Ballkani Perëndimor i rrethuar nga kufijtë e BE-së siç i dini dhe për ne është absolutisht thelbësore që duke mos qenë në BE, por duke qenë Evropianë pa qenë në Union, të jemi me ju”, shtoi Rama.
Në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian, po marrin pjesë liderë të 44 vendeve, 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera evropiane. Kriza energjetike, tregtia, siguria, klima dhe tema të tjera do të jenë pjesë e debatit mes liderëve të vendeve evropiane.
6 Tet 2022
Rama në samitin e KPE: Po ndërtojmë diçka të rëndësishme për Evropën
Në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian, po marrin pjesë liderë të 44 vendeve, 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera evropiane.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore