Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në ngjarjen e Gramshit nuk u cenua siguria kombëtare pasi ato objekte janë karakatina të deklasifikuara si objekte me rëndësi të veçantë në vitin 2012.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, Rama iu përgjigj interesimit të gazetarëve mbi ngjarjen e ndodhur në Gramsh, ku u ndaluan tre shtetas të huaj.
“Nuk kam pasur mundësi të shprehem lidhur me këtë edhe pse ministri i Mbrojtjes bashkë me ministrin e Brendshëm kanë bërë gjithë shpjegimet e nevojshme. Mjegulla e ngritur mbi të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë objekte të rëndësisë së veçantë, ato nuk janë as fabrika që prodhojnë armë, ato janë karakatina të deklasifikuara si objekte me rëndësi të veçantë në vitin 2012″, tha Rama.
Sipas tij, ato kanë statusin e sh.p.k.-ve që janë absolutisht të falimentuara dhe që janë deri në pikën ku për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë dritat, ju priten dhe dritat”.
“Kanë disa roje aty që janë për të mbrojtur atë perimetër nga zaptimet etj. Të thuash se po bëjnë spiunazh duke fotografuar ato mbetje arkeologjike të komunizmit është shumë qesharake, ndërkohë që ajo që duhet t’ju shqetësonte dhe na shqetëson ne është se këta persona çfarë qëllimesh të vërteta kanë në vendin tonë. Sepse një mision spiunazhi që shfaqet me një veturë sportive që duket sikur thërret: ‘aman hajdeni e më shihni, e më kapni se jam e veçantë’, është pak si qesharake”, tha Rama.
Kryeministri Rama, theksoi se i takon hetimit të nxjerrë më shumë për këtë dhe shtoi se shqetësimi i tyre është ku është qëndrimi i vërtetë, përveç krijimit të kësaj mjegulle që në fund të ditës i shërbeu nxitjes së një sekëlldie.
26 Gus 2022
Rama: Ngjarja në Gramsh nuk e cënoi sigurinë kombëtare
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, Rama iu përgjigj interesimit të gazetarëve mbi ngjarjen e ndodhur në Gramsh, ku u ndaluan tre shtetas të huaj.
ATA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore