Rama: Punimet në tunelin e Llogarasë zhvillohen me ritme të larta

Rama: Punimet në tunelin e Llogarasë zhvillohen me ritme të larta

Puna për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë nisi në nëntor të vitit të kaluar
Tuneli pritet të jetë gati për 33 muaj nga data e fillimit të punës     Foto:

Deri në fund të muajit gusht pritet të hapet më shumë se gjysma e segmetit të tunelit të Llogarasë në Shqipëri. Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një shkrimi në Facebook, njoftoi se puninet po zhvillohet me ritme të larta. Përparësia në këto punime është formacioni i favorshëm gjeologjik.

“Mirëmëngjes, dhe nga tuneli i Llogarasë, ku punohet me ritme të larta e ku falë formacionit të favorshëm gjeologjik, deri në fund të muajit do të jetë hapur më shumë se gjysma e segmentit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, në Facebook.

Rama: Punimet në tunelin e Llogarasë zhvillohen me ritme të larta Edi Rama/Facebook

Me këtë investim të Qeverisë së Shqipërsië, synohet të shmanget lëvizja nëpër Qafën e Llogarasë.

Puna për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë nisi në nëntor të vitit të kaluar. Tuneli po ndërtohet nga një konsorcium turk dhe pritet të kushtojë rreth 140 milionë euro. Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.

Tuneli pritet të jetë gati për 33 muaj nga data e fillimit të punës. Tuneli do të reduktojë kohën e udhëtimit midis zonave bregdetare të Orikumit dhe Palasës në vetëm 7 deri në 10 minuta nga 55 minuta që është aktualisht.

TRT Balkan / agjencitë