Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka kërkuar rishikimin e Rezolutës 1782, të miratuar në vitin 2011, e cila akuzon drejtuesit e UÇK-së për krime lufte dhe trafikim të organeve njerëzore.
Në fjalën e tij para asambleistëve, Rama tha se e gjithë kjo histori është krijuar nga fantazitë dhe e quajti Raportin e Dick Marty-t 'fake news' më i famshëm i të gjitha kohërave. Ai tha se e gjithë kjo fantazi ishte krijuar nga delegacioni rus në Këshillin e Evropës, të udhëhequr nga një ish-deputet i partisë së Vladimir Putinit.
“Kjo fantazi ishte e mirëfabrikuar në Kremlin dhe në mënyrë shumë të zgjuar e kontrabanduar në kanalet e politikës ndërkombëtare dhe e sjellur këtu në Këshillin e Evropës”, tha Rama.
Ai shtoi se Shqipëria ka pritur të gjitha këto vite për t’i lënë hapësirë drejtësisë, edhe pse e dinte se nuk do të dalë asnjë fakt për këto pretendime të pabaza. Por, këtë vit tha se ka ardhur që të lutet që Këshilli i Evropës ta përmirësojë këtë gabim tragjik.
“Jam këtu për të vënë në diskutim burimin e infektuar, të neveritshëm që krijoi të gjitha këto valë”, tha kryeministri Rama.
Në fjalën e tij, Rama tha se nuk ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë, siç pretendon presidenti rus Vladimir Putin, por ka një analogji të tillë mes Kosovës dhe Ukrainës. Ai krahasoi Putinin me ish-presidentin e Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq.
“Ka një analogji edhe më të fortë mes carit që ulet në fronin e Kremlinit dhe ish-presidentit famëkeq të Jugosllavisë. Dy tiranë të dëshpëruar, një i vdekur dhe tjetri që luan me vdekjen”, tha Rama.
Ai para Asamblesë Parlamentare përmendi miliona të zhvendosurit në luftën ndaj Kosovës, mbi 1.600 të zhdukurit dhe 20.000 gratë e dhunuara, sipas institucioneve ndërkombëtare.
12 Tet 2022
Rama: Raporti i Dick Marty-t, 'fake news' më i famshëm i të gjitha kohërave
Fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës vjen pasi Kuvendi i Shqipërisë muaj më parë e miratoi rezolutën me të cilën synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore