Rama vizitë në Hungari, pritet nga Orban / Photo: AA

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Hungari.

Paraditen e sotme, kryeministri Rama u prit në një takim nga homologu i tij hungarez, Victor Orban.

Sipas mediave, në kuadër të kësaj vizite pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve, një prej të cilave në sektorin e bujqësisë.

Pjesë e delegacionit zyrtar që shoqëron Kryeministrin Rama në këtë vizitë janë ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Anila Denaj dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.


ATA