Në kuadër të marrëveshjes së arritur me Shqipërinë, Sunak theksoi se rojet kufitare britanike do të caktohen me detyrë në Shqipëri dhe për të trajtuar kërkesat nga emigrantët shqiptarë do të formohet një njësi e veçantë e përbërë me 400 ekspertë.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, theksoi se personat që kanë hyrë në vendin e tij ilegalisht do të rikthehen menjëherë dhe se do të caktohen më shumë punonjës për të hequr barrën e refugjatëve të akumuluar deri në fund të vitit të ardhshëm.
Sunak lidhur me planin e ri prej 5 pikësh për luftimin me emigracionin e paligjshëm, bëri vlerësime në parlamentin britanik.
Duke theksuar se "shtetet armike" emigracionin në kufijtë e Evropës e përdorin si një armë, ai tha shumica e madhe e personave që mundohen të hyjnë ilegalisht në Britani vijnë nga "vendet e sigurta".
Në këtë kontekst, ai theksoi se kanë caktuar një plan prej 5 pikësh për të luftuar emigracionin e paligjshëm, duke theksuar se fillimisht do të caktohen 700 personelë në njësinë e re që do të krijohet për të monitoruar varkat e vogla që kalojnë Kanalin Anglez (Kanali i Manshit).
Rojet kufitare britanike do të caktohen me detyrë në Shqipëri
Në kuadër të marrëveshjes së arritur me Shqipërinë ai theksoi se rojet kufitare britanike do të caktohen me detyrë në Shqipëri dhe për të trajtuar kërkesat nga emigrantët shqiptarë do të formohet një njësi e veçantë e përbërë me 400 ekspertë.
Të dhënët e qeverisë britanike kanë vënë në pah se shumica e madhe e emigrantëve të parregullt që arrijnë në Britani përbëhen nga shqiptarët dhe se kjo shifër ka shënuar rritje të shpejtë në dy vitet e fundit.
Gjithashtu Sunak bëri të ditur se qeveria britanike do të miratojë një ligj në fillim të vitit të ardhshëm që do të ndalojë emigrantët që kalojnë Kanalin Anglez të qëndrojnë në Britaninë e Madhe.
Nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë për mediat në lidhje me këtë çështje ka theksuar se “njësia e veçantë” ka qenë edhe një kërkesë e tij, që sipas tij e ka përsëritur vazhdimisht në komunikim me autoritetet britanike.
“Kryeministri britanik më ka shprehur keqardhjen dhe një keqardhje e shprehur në mënyrë shumë paekuivok për çfarë ka ndodhur, nënkupto për faktin që fatkeqësisht, komuniteti shqiptar është vendosur nën një dritë tërësisht të gabuar. Më ka shprehur të gjithë konsideratën për bashkëpunimin, për ecurinë e punës së përbashkët në arenën ndërkombëtare, në Këshillin e Sigurimit, në NATO e të tjerë”, ka deklaruar Rama.
14 Dhj 2022
Rojet kufitare britanike me detyrë në Shqipëri për çështjen e emigrantëve
Të dhënët e qeverisë britanike kanë vënë në pah se shumica e madhe e emigrantëve të parregullt që arrijnë në Britani përbëhen nga shqiptarët dhe se kjo shifër ka shënuar rritje të shpejtë në dy vitet e fundit.
AA
Lajme të ngjashme
Rama: Procesi ndaj ish-agjentit të FBI-së nuk ka lidhje me Qeverinë tonë
Një grup deputetësh të partisë opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) kishin kërkuar interpelancë dhe mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama, pasi e akuzojnë kryeministrin Rama për lidhje dhe korrupsion me ish-agjentin e FBI-së.
Artikujt në këtë kategori
Shqipëri-Itali, marrëveshje për përmirësimin e rrjetit energjetik shqiptar
Me këtë marrëveshje, Shqipëria do të marrë një hua prej 35 milionë euro dhe nëpërmjet kësaj huaje do të zhvillohet një projekt, i cili konsiston në përmirësimin e sistemit të shpërndarjes, konkretisht në zonën e Shkodrës, Lezhës dhe Fushë-Krujës.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.