Rrëmbimi i policëve, Begaj: Akt i rëndë provokativ dhe destabilizimi / Foto: Bajram Begaj/Facebook

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka dënuar aktin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj thekson se ky është akt i rëndë, që rrezikon destabilizimin jo vetëm të Kosovës, por të gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe mbarë rajonit. E dënoj me forcë këtë akt dhe u bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë”, deklaron Begaj.

Gjithashtu, presidenti iu bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.

“Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me ShBA-në dhe BE-në për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, nënvizoi Begaj.

ATA