Shqipëri, Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan ndihma për familjet në nevojë / Foto: AA

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka shpërndarë pako me ushqime për familjet në nevojë në Shqipëri me rastin e muajit të Ramazanit.

Gjatë shpërndarjes së dhjetëra pakove në ambientet e Qendrës Kulturore "Ravza" në Tiranë, pjesë e Shoqatës "Istanbul", ishin të pranishëm ambasadori turk në Tiranë Tayyar Kağan Atay, përfaqësuesi i Gjysmëhënës së Kuqe Turke Hüseyin Can, si dhe kryetari i Shoqatës "Istanbul" Ridvan Seferaj.

Në një deklaratë për Anadolu, ambasadori Atay falënderoi ekipin e Gjysmëhënës së Kuqe Turke që janë pranë njerëzve në nevojë në Shqipëri me ndihmat.

"Përzemërsisht dua të uroj muajin e Ramazanit. Ne do të vazhdojmë me këto ndihma qoftë dhe simbolike. Sot këto pako që po shpërndahen këtu unë dua t’i cilësoj si dhuratë e popullit turk. Njëkohësisht kjo është një shenjë dëshmuese e dashurisë dhe respektit të popullit turk për popullin shqiptar", tha ambasadori Atay.

Në deklaratën për Anadolu, Can shprehu urimet e tij për popullin shqiptar për muajin e Ramazanit.

"Jemi këtu për të shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë, kryesisht për familjet me jetimë. Ekipi tjetër i Gjysmëhënës së Kuqe Turke ndodhet në disa rrethe të Shqipërisë, të cilët po bëjnë realizimin e shpërndarjes së 1.000 pakove të tjera", tha Can.

Me rastin e muajit të Ramazanit, nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke në bashkëpunim me Shoqatën "Istanbul" është planifikuar të realizohet shpërndarja e rreth 1.000 pakove ushqimore për familjet në nevojë në disa qytete të Shqipërisë.

AA