Shqipëri-Kosovë, memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e pasurisë natyrore

Shqipëri-Kosovë, memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e pasurisë natyrore

Ky bashkëpunim do të mundësojë përmirësimin e menaxhimit të resurseve pyjore.
Shqipëri-Kosovë, memorandum bashkëpunimi Foto./ ATA

Agjencia Kombëtare e Pyjeve e Shqipërisë dhe Agjencia Pyjore e Kosovës nënshkruan sot në 102-vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar një memorandum bashkëpunimi, një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e pasurisë natyrore të dy vendeve.

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve të Shqipërisë, Artur Kala dhe drejtori i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Fidan Dema.

Ky bashkëpunim do ta mundësojë përmirësimin e menaxhimit të resurseve pyjore, forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e pyjeve dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Qëllimet kryesore të këtij memorandumi janë plotësimi i detyrimeve përkatëse për aderimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian, shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira, si dhe zgjidhjeve për përballimin e sfidave në arritjen e përputhshmërisë me objektivat e qeverive respektive, si dhe masat për Ndryshimet Klimatike.

Gjithashtu, ky memorandum përfshin shtrirjen e bashkëpunimit bilateral në fushën e pyjeve, në zbatim të bashkëpunimit midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Republikës së Kosovës.

TRT Balkan / agjencitë