Çështja mbi procesin e ekstradimit të themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, ka kaluar në shkallën e apelit në Shqipëri.
Burime zyrtare nga Gjykata e Apelit Durrës konfirmuan për AA se Özer ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, vendim që lejonte ekstradimin e tij në Türkiye.
Dosja në fjalë është regjistruar sot në Gjykata e Apelit Durrës, ndërkohë në vazhdim pritet të caktohet edhe data për seancën e parë gjyqësore në apel.
Kujtojmë se më 17 nëntor 2022, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan vendosi pro lejimit të ekstradimit në Türkiye të themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer.
Aktualisht Özer ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg në Shqipëri, ndërsa në shkallën e parë ka përfunduar procesi gjyqësor në lidhje me ekstradimin e tij.
Ndërkohë, autoritetet turke kanë theksuar se Özer do të ekstradohet në Türkiye pas procesit gjyqësor në Shqipëri.
Çështja ndaj Faruk Fatih Özer
Özer, i cili kërkohej me buletin të kuq nga Türkiye dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 30 gusht në Shqipëri dhe akuzohet për veprat penale "Krijimi i organizatës kriminale" dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda".
Prokuroria turke më 22 prill të vitit 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe pasi pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.
Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë, i dyshuari Özer, ishte larguar jashtë vendit më 20 prill të vitit 2021.
Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar, përfshirë edhe për Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.
Gjithashtu ndaj Özer më 23 prill të vitit 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.
7 Dhj 2022
Shqipëri: Rasti i ekstradimit të Faruk Fatih Özer kalon në Apel
Burime zyrtare nga Gjykata e Apelit Durrës konfirmuan për AA se Özer ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, vendim që lejonte ekstradimin e tij në Türkiye.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Italia planifikon ta modifikojë dekretin me Shqipërinë për emigrantët
Për ta bërë të mundur rifillimin e menjëhershëm të funksionimit të dekretit, qeveria italiane ka në plan ta heqë juridiksionin e saj mbi këto struktura, duke ia kaluar kompetencën Tiranës, sipas gazetës italiane ”Corriere della Sera”.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.