Fillimi i vitit të ri akademik në Shqipëri i ka gjetur pedagogët në grevë. Pedagogë të universiteteve publike kanë marrë pjesë vetëm në seancat e prezantimit të studentëve të rinj dhe më pas kanë bojkotuar procesin mësimor, duke protestuar përpara fakulteteve.
Situata ka ndryshuar në qarqe të ndryshme të Shqipërisë, ku në disa fakultete është mbajtur greva e në disa jo.
Greva është thërritur nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, të cilët kërkojnë rritje pagash për punonjësit në universitete për 30% në tetor 2022 dhe 20% në tetor 2023.
Ata gjithashtu kërkojnë shtesa mbi pagë dhe rritje të buxhetit për kërkime shkencore.
Përfaqësues të Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë kanë realizuar disa takime me drejtues të Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, mbi kërkesat e tyre, por nuk kanë gjetur një marrëveshje.
Qeveria e Shqipërisë vendosi që pagat e pedagogëve të rriten deri në 15 për qind, ku 7 për qind do të mbulohet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që pjesa tjetër do të paguhet nga universitetet në varësi të të ardhurave të tyre.
Por, ky vendim u kundërshtua nga një pjesë e pedagogëve të universiteteve publike, të cilët paralajmëruan protesta.
Rreth 20 mijë studentë duhej të paraqiteshin sot për herë të parë në universitetet e Shqipërisë.
17 Tet 2022
Shqipëri, viti i ri akademik i gjen pedagogët në grevë
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë kërkon rritje pagash për punonjësit në universitete për 30 për qind në tetor 2022 dhe 20 për qind në tetor 2023.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore