Shqipëria 2023 në qendër të politikës ndërkombëtare / Photo: TRT Balkan

Derisa bota regjistron vitin 2023 si vit të luftërave, konflikteve dhe trazirave, krejt karshi këtyre zhvillimeve, Shqipëria nuk është se mbeti indiferente.

Viti 2023 u karakterizua me zhvillime të brendshme politike në Shqipëri, por ato që do të merrnin vëmendjen e botës ishin marrja e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë sesioneve në të cilat pati debate të ashpra në lidhje me çështjne e invazionit rus në Ukrainë, por edhe Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, aty ku u potencua vonesa e integrimit të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Evropian.

Shefi i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani, duke bërë një bilanc të arritjeve, vitin 2023 e quajti një periudhë të paprecedentë arritjesh dhe suksesesh të diplomacisë së Shqipërisë.

Derisa u ndal te mandati në Këshillin e Sigurimit, Hasani tha se Presidenca i dha Shqipërisë na në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare. Megjithatë, ai tha se ia kanë dalë të kenë një performancë dinjitoze e të respektuar. E falë kësaj performance, Hasani tha se Shqipëria gëzon sot respektin dhe admirimin e partnerëve.

Pos këtyre ngjarjeve që do t’i jepnin një jehonë më të madhe Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, si zhvillime që do të trazonin debat ishte edhe arritja e marrëveshjes me Italinë për strehim të emigrantëve.

Shqipëria mirëpreti stërvitjen “Defender Europe 2023”

Në maj të vitit 2023, Shqipëria mirëpriti për të dytën herë stërvitjen ushtarake “Defender Europe 2023”, ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe ato partnere zbarkuan në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Organizimi i kësaj ngjarje u cilësua si ngritje e Shqipërisë në aspektin ndërkombëtar.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se zhvillimi i stërvitjes me praninë e trupave ushtarake amerikane dhe të vendeve të NATO-s është një privilegj për Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Kjo stërvitje sipas Ramës tregon edhe njëherë se pavarësisht gjuhës dhe flamurit, të gjitha shtetet në NATO janë të lidhur me vlera dhe parime të njëjta.

Shqipëria merr Presidencën e dytë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Më 1 shtator 2023 Shqipëria mori presidencën e saj të dytë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Kjo Presidencë shqiptare e Këshillit të Sigurimit erdhi në një moment vërtet të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash e konfliktesh shumë serioze, që nga Ukraina e deri te kriza e pasigurisë së ushqimit si pasojë e luftës në Ukrainë dhe politikave që ndjek Rusia, që nga Jemeni, Sudani e Lindja e Mesme në tërësi.

Me Presidencën Shqiptare Këshilli i Sigurimit drejtoi disa sesionet me tema mjaft të rëndësishme si çështja e konfilktit Rusi-Ukrainë, ku qëndrimi i Shqipërisë si ushëheqëse e Presidencës kundër Rusisë dhe mesazhet e kryeministrit shqiptar para mbledhjes do të acaronin ambasadorin rus i cili shfaqi pakënaqësitë ndaj këtij qëndrimi.

Nuk do të harrohej Kosova në diskutimet e Këshillit të Sigurimit për të cilën, Presidenti shqiptar Bajram Begaj në fjalimin e tij iu bëri thirrje shteteve anëtare të KS-OKB-së ta njohin pavarësinë e saj.

Për herë të parë, që prej fillimit të luftës në këto sesione në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit do të merrte pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ndërsa nuk munguan as edhe debatet e ashpra me përfaqësuesit e Serbisë.

Tirana kryqendër e liderëve të Evropës

Tirana më 16 tetor do të ishte nikoqire e një mbledhje të europianëve. Liderë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, dhe ata të Ballkanit Perëndimor, nisën në Tiranë punimet e Samitit Procesit të Berlinit.

Tirana u vesh me flamujt e Bashkimit Evropian. Teksa veç takimeve zyrtare liderët evropianë u priten me disa elemente surprizë, tradicionalë, si këngë e valle popullore.

Ky samit mblodhi krerët e Evropës, përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit.

Liderët e BE-së nga Tirana prezantuan planin gjashtë miliardë euro për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë integrimin, dhe rrugët për t’i përfituar ato. Ata theksuan se pranimi i Ballkanit në familjen evropiane është proces i vonuar, por që puna në detyrat që kanë marrë pajtetër duhet realizuar.

Samiti u organizua për herë të parë në një vend që nuk është anëtare e BE-së.

Shqipëria me marrëveshje me Italinë për strehim të emigrantëve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni më 6 nëntor nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

Sipas marrëveshjes, porti i zbarkimit për emigrantët do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre.

Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj, ndërsa të gjitha shpenzimet do t’i mbulojnë autoritetet italiane.

Marrëvershja u kontestua në Gjykatën Kushtetuese edhe nga Partia Demokartike e Shqipërisë, por që Kushtutesja e hodhi poshtë padinë duke mos e legjitimuar.

Samiti III i Diasporës

Në nëntor të këtij viti u mbajt po ashtu edhe samiti për diasporën i cili ishte i treti me radhë e që sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kjo ngjarje u cilësua si një mundësi për të gjithë shqiptarët që të shkruajnë “një faqe të re” me bashkëpunim e objektiva të përbashkët.

Ky samiti i tretë i Diasporës mblodhi në Tiranë përfaqësues të institucioneve, politikës dhe shoqërisë civile nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, por edhe nga disa vende të botës.

Samite të ngjashme janë mbajtur më 2016 dhe 2019. Në samitin e fundit, përveç liderëve politikë nga trevat shqiptare kanë marrë pjesë edhe mbi 2 mijë shqiptarë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa synimi i këtyre takimeve është shkëmbimi i ideve, nismave dhe vizioneve që do të mundësojnë forma konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe diasporës.

TRT Balkan