Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale urimin për një vit të mbarë nga stafi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të cilën e cilësoi “rojtare të xhevahireve tona natyrore”.
Viti 2024 është shpallur nga qeveria shqiptare si Viti i Pyjeve, një nismë që synon të mbrojë pasurinë e Shqipërisë.
Nisma synon jo vetëm ndërmarrjen e fushatave të pyllëzimit, por edhe investime për mirëmbajtjen e pyjeve, ose masa parandaluese ndaj zjarreve.
Ndryshe, me anëtarsimin në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës, Shqipëria do të ketë të drejtë në vendimarrje të kësaj organizate në nivel botëror si dhe mundësisnë për shkëmbime përvojash në zhvillimin e qëndrueshëm në mbrojtje të mjedisit, mbrojtjen e Zonave të Mbrojtura dhe kthimin e tyre në destiancione turistike.