Shqipëria është destinacioni turistik me performancën më të mirë në rritjen e fluksit të turistëve, sipas Organizatës Botërore të Turizmit, UNWTO.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama cili publikoi në rrjetet sociale listën e klasifikimit ku Shqipëria kryeson me një rritje prej 18% gjatë 9 muajve të parë të këtij viti.
Rama theksoi se “Shqipëria radhitet e para nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) si destinacioni me performancën më të mirë në rritje të flukseve turistike krahasuar me vitin 2019”.
Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, pas Shqipërisë, në renditje vijon St.Marteen me 16% rritje të turizmit në terma fluksesh. Vijon më tej Etiopia, Hondurasi, Andorra, Puerto Rico, Republica Domenikane, Curaçao, Kolumbia, El Salvador dhe Islanda.
Nga janari deri në shtator Shqipërinë e kanë vizituar rreth 6,4 milionë turistë të huaj.
Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.
Turizmi ndërkombëtar është në rrugën e duhur për të arritur 65% të niveleve para pandemisë deri në fund të vitit 2022.
Rreth 700 milionë turistë udhëtuan ndërkombëtarisht midis janarit dhe shtatorit, më shumë se dyfishi (+133%) se numri i regjistruar për të njëjtën periudhë në vitin 2021. Kjo barazohet me 63% të niveleve të vitit 2019 dhe e vendos sektorin në rrugën e duhur për të arritur 65% të nivelet para pandemisë këtë vit, në përputhje me skenarët e UNWTO.
29 Nën 2022
Shqipëria, destinacioni tursitik më i vizituar në 9 muajt e parë të 2022
Nga janari deri në shtator Shqipërinë e kanë vizituar rreth 6,4 milionë turistë të huaj.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Miratohet pr/buxheti i vitit 2025 për Shqipërinë, në parim me 75 vota pro
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 8,2 miliardë euro ose 28,8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 406,1 milionë euro më shumë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore