Shqipëria heq vizat me Nikaraguan, Kirgizstanin dhe Uzbekistanin      Foto: ATA

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot marrëveshjen me Nikaraguan për heqjen e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe ato të shërbimit.

Qeveria ka miratuar edhe marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë me Kirgizstanin, duke përjashtuar kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.

Ndërkaq, në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar marrëveshja edhe me Uzbekistanin për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën.

ATA