Fjalën e hapjes e mbajti presidenti i United World Wrestling, Nenad Laloviq, që e nisi me një urim të përzemërt për medaljet e para Olimpike të Shqipërisë në Paris.
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, në fjalimin e tij vlerësoi Federatën Botërore dhe veçanërisht presidentin Laloviq, për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë, përfshirë organizimin e botërorëve në Tiranë dhe zhvillimin e Kongresit Botëror.
Ylli bëri një falënderim të veçantë edhe për presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes dhe tre mundësit që përfaqësuan Shqipërinë në Lojërat Olimpike.
Kongresin e përshëndeti dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni.
Në këtë Kongres të zakonshëm Botëror të Mundjes, u përzgjodhën edhe anëtarët e Byrosë.